SHPËRNDAJE

Dhjetëra truproja që kujdesen për sigurinë e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-Un, janë parë sërish duke vrapuar pas limuzinës së tij gjatë të martës, me të mbërritur në Vietnam për samitin ku pritet të takohet me presidentin amerikan Donald Trump. Kim Jong-Un kishte udhëtuar me tren nga Pyongyang, dhe ishte mirëpritur me lule me të mbërritur në stacionin e trenit Dong Dang në vijën kufitare me Kinën.

Tepihu i kuq ishte shtrirë për liderin e Koresë së Veriut, kurse pasi u përshëndet me zyrtarët vietnamez u fut në limuzinë për të vazhduar rrugëtimin për në Hanoi, ku dhjetëra truporja kishin rrethuar limuzinën e tij të markës Mercedes pas të cilës vraponin.

Ky veprim i tyre është kritikuar mjaft dhe është bërë kryelajm i mediave botërore, për faktin se derisa vetura lëvizte, dhjetëra truproja të veshur me kostume të zeza vraponin pas saj edhe pse ajo është e blinduar. Megjithatë ata për asnjë moment nuk pranojnë të ndahen nga ajo derisa të zbret lideri i tyre. Ky do të jetë takimi i dytë mes Trump dhe Kimit, pas takimit të parë të zhvilluar në Singapor tetë muaj më parë, ku pritet të diskutojnë për programin bërthamor të Koresë së Veriut.