SHPËRNDAJE

Është përfolur se e dashura e Cristiano Ronaldos, do të jetë njëra ndër bukuroshet që do ta prezantojë festivalin madhështor të “Sanremos”.

Por mediat italiane shkruajnë se partnerja e Cristiano Ronaldos nuk është e kënaqur nga pagesa.

Siç duket asaj nuk i mjaftojnë 20-25 mijë euro, por ka kërkuar 140 mijë euro.

E minuta më parë ajo ndau një fotografi, ku lokacion kishte teatrin Ariston i cili gjendet në Sanremo të Italisë.

Ende nuk dihet a do prezantojë Georgina, por kjo mbetet për tu parë në javët në vazhdim.