SHPËRNDAJE

Me vetë iniciativ nxënësit e fshatit Kosturnik të komunës së Kumanovës kanë ndërtuar shkollë fillore.

Shkolla që u përurua sot u ndërtua falë kontributit të vetë banorëve të fshatit, pasi, siç thanë ata, pas shumë përpjekjeve dhe kërkesave për t’u dalë në ndihmë, si Ministria e Arsimit dhe Shkencës, por edhe komuna e Kumanovës, as njëra e as tjetra nuk kontribuon në ndërtimin e objektit shkollor. Nga bashkësia lokale e fshatit falënderuan të gjithë ata donatorë për ndërtimin e kësaj shkolle.

Sakaq, shkolla në fjalë numëron rreth 24 nxënës dhe 4 mësimdhënës, vlen të theksohet se ndërtimi i objektit të shkollës ka filluar qysh në prill të vitit 2016.