SHPËRNDAJE

Inxhinieri kanadez Derek Spratt ka kujtime të dashura për veturën Volkswagen GTI Rabbit të vitit 1983 që ai bleu të re kur ishte në kolegj.

Dhe kur nostalgjia “filloi të trokiste” dekada më vonë, ai gjeti një të tillë, gati identik dhe kaloi shtatë vjet duke e kthyer atë në “veturën e tij të ëndrrave”.

Siç bëhet e ditur, përcjell Telegrafi, Spratt ishte 21 vjeç kur bleu GTI-në e tij, një nga modelet e gjeneratës së mëvonshme me motorin 90 kuaj-fuqi dhe ai shpejt e mori atë në një udhëtim rrugor nga Vancouver, Kanada, në San Francisko dhe mbrapa.

Ai shiti makinën, por kurrë nuk e harroi atë, dhe ai filloi të kërkojë një tjetër në fillim të viteve 2010.

Gjetja e makinës së njëjtë ishte e vështirë, për të mos thënë e pamundur.

Në vend të kësaj ai vendosi të blinte një të ngjashme me të njëjtën datë të prodhimit dhe filloi procesin e “ndërtimit të saj”.

“Doja që makina të ishte e gjithanshme dhe e përsosur me mënyrat dhe sjelljet e saj”, tha ai.

Pas rregullimit të ndryshkut të pashmangshëm, ai instaloi një motor me 220 kuaj fuqi që ai përdori njohuritë e tij inxhinierike për të dizajnuar pjesë si dritaret me rrymë dhe një numër instrumentesh dixhitale.

Dhe të dhënat tregojnë se projekti i kushtoi atij 140,000 dollarë dhe se ai u desh të punonte në të rreth 12 mijë orë.