SHPËRNDAJE

Sigurisht që e keni parasysh këtë fjali me kuptim të thellë dhe domethënës. Ata të cilët nuk e kanë idenë se çka po flitet, gjithsesi se duhet “mi ra penës (lapsit)” me mprehë edhe një herë!! Aliu r.a. për “penën (lapsin)” shprehet kështu: “mendja e njeriut regjistrohet në fundit e penës (lapsit)”.

Po, gjithsesi se mendarët e kanë parasysh, domethënien e mprehjes, sepse kujtojnë edhe fjalën e shkrimtarit të urtë kur thotë: “sa herë që mprehja (holloja) lapsin, e mprehja vetveten”. Po, gjithsesi se mendarët edhe këtë e dinë: “kur lapsi bie në dorën e të marrit (budallait), është sikur hanxhari në dorën e fëmijës”.

Të nderur! Mos i harroni edhe këto tre fjali: – “Pena (lapsi)” është ambasadorë i mendjes. – “Pena (lapsi)” është postier i zemrës, jep haberin me haber. – “Mendja e shkruesit është në lapsin e tij.” Nuk e di a i rashë penës (lapsit) mirë!? Sigurisht ai që dëshiron të më kuptoj, më kuptoi.

Ulvi F.