SHPËRNDAJE

Një grua shtatzënë me sa duket ishte shumë e uritur, pasi ka thyer dritaret e një restoranti në Bronx të New York-ut, pasi që kishin mbetur pa hamburgerë dhe nuk kishin çfarë t’i servonin.

Policia është vënë në kërkim të gruas, kurse pronari i restorantit Simon Johnson, ka folur për mediat amerikane duke treguar se çfarë në të vërtetë kishte ndodhur me atë grua,. Ajo në fakt dëshironte një hamburger me mish viçi, por në ato momente restoranti nuk ka pasur të gatshëm.

Disa minuta më pas, ajo është rikthyer me shkop bejsbolli në duar me të cilin ua theu dritaret duke shkaktuar dëme materiale në vlerë prej dymijë dollarë. Edhe pse i nervozuar për shkak të dëmit që i është shkaktuar, pronari i restorantit thotë se në gjithë këtë ngjarje ekziston edhe ana e mirë. “Kjo tregon më së miri sa të shijshëm janë hamburgerët tanë”, ka deklaruar Johnson.