SHPËRNDAJE

“Billbaord Music Awards” zbuloi nominimet për edicionin e sivjetmë pak javë më parë.

Të nominuara në këtë spektakël ishin edhe dy artistes shqiptare: Dua Lipa dhe Bebe Rexha, të cilat u nominuan sivjet edhe në “Grammy”.

Dua, e cila ndiqet në rrjetin social Instagram nga miliona fansa, u ka bërë së fundmi thirrje ndjekësve të saj, që ta votojnë atë për kategoritë përkatëse në të cilat është nominuar.

Artistja Lipa konkurron për çmimet “Artisti i ri më i mirë”, “Çmimi i Arritjes së ‘Billboard’”, dhe “Kënga më e mirë dance/electronic” për këngën “One Kiss”, në bashkëpunim me Calvin Harris.

Këngëtarja ka ndarë me fansat e saj linkun në Instagram, përmes së cilit mund të votojnë duke i rritur shansat e saj për të fituar një nga çmimet e mbrëmjes.

Fo

“Është nderë për mua të jem e nominuar për çmimin e arritjes, kjo është mënyra se si mund të votoni për mua”, ka shkruar Dua në InstaStory.

Ndërkohë, këngëtarja tjetër shqiptare e njohur ndërkombëtarisht, Bebe Rexha, është e nominuar për çmimet “Kënga më e dëgjuar në radio” dhe “Kënga më e mirë e zhanrit country”, për këngën “Meant to be” në bashkëpunim me grupin Florida Georgia Line – por që për të dyja këto çmime vendos juria profesionale dhe nuk mund të votohet nga publiku.