SHPËRNDAJE

e-pabesueshme-ccedil-far-euml-super-skuadre-ka-refuzuar-nagatomo-p-euml-r-t-euml-q-euml-ndruar-te-interi_hd

Yuto Nagatomo duket se është i lidhur tej mase me skuadrën e tij Interin.
Mbrojtësi japonez e ka pranuar se ka refuzuar një ofertë mjaftë të mirë nga Anglia vetëm e vetëm për t’i qëndruar besnik Interit të tij.

Nagatomo e ka bartur edhe shiritin e kapitenit te Interi për disa ndeshje dhe kjo e ka lidhur tej mase me klubi zi kaltër.

Ai ka pranuar se ka refuzuar Manchester Unitedin në janar për t’i qëndruar besnik ‘Neroazzurrëve’.

“Unë ndihem mirë këtu. Kam pesë vite që jam pjesë e kësaj skuadre dhe gjithçka është mirë”.

“Rinovimi? Unë të rinovojë pasi kam refuzuar Manchester Unitedin për të qëndruar në Inter”, deklaroi Nagatomo i cili ka besim se në fund Interi i tij do të përfundojë në njërën nga pozitat që i dërgon në Ligën e Kampionëve.