SHPËRNDAJE

Canta

Në autobusin e linjës Tiran-Prishtinë policia rrugore e shqipaërisë, afër kufirit Shqipëri-Kosovë, sot rreth orës 19h gjatë kontrollit të autobusit e ka arrestuar një qytetar të komunës së Bujanocit me iniciale E.R në çantën e të cilit kanë gjetur 1.5 kg marihuanë, njoftojnë mediat e Shqipërisë, transmeton presheva.com.

Sipas këtyre mediave të cilat citojnë burimet e policisë, mësohet se, pas kontrollës që iu është nënshtruar nga policia, autobusi dhe udhëtarët e tjerë janë liruar që të udhëtojnë në destinacionin drejt Prishtinës, ndërsa i arrestuari është shoqëruar nga policia për procedurë të mëtutjeshme. Vlera e kësaj sasie të drogës sipas policisë në tregun e shqipërisë sillet rreth 1000 euro, ndërsa në tregun me pakisë thuhet se shuma e sajë arrinë në rreth 5000 euro.