SHPËRNDAJE

Në momentin që është njoftuar lajmi për vrasjen e shtetasit norvegjez në Preshevë, shumë medie serbe kishin publikuar lajmin me tituj bombastik si “Preshevë: U lëndua pjestari i xhandarmerisë, sulmuesi u vra”, “Pjestari vahebist sulmoi xhandamerinë, e pastaj u vra”…


LAJMI I PUBLIKUAR NË SHUMË MEDIE SERBE, ME TITUJ TENDENCIOZ:


 

 

Këto tituj të ndryshëm të medieve serbe revoltuan shumë qytetarë të Luginës së Preshevës, të cilët nëpërmjet komenteve si në Facebook ashtu edhe në web faqe, akuzonin shtetin serb për manipulime të ndryshme rreth këtij rasti, duke mbjellë frigën tek popullata.

Presheva.com, në lajmin e publikuar dje, kishte investiguar profilin e shtetasit norvegjez në Facebook, duke publikuar të gjitha të dhënat që ai ka zhvilluar aktivitetet e tij atë natë para se të vritej.

Sot, të gjitha mediet më prestigjioze, nacionale duke iu referuar burimeve dhe investigimeve që ka bërë presheva.com në lidhje me rastin, kanë publikuar lajmin me titull “I vrari ka qenë roker, nuk është vehabi”.

 

MEDIET SERBE KANË PUBLIKUAR LAJMIN INVESTIGUES TË PRESHEVA.COM, DUKE E CITUAR ATË, SE I VRARI NUK KA QENË VEHABI:


 

 

 

 

Shtetasi i Norvegjis Teinsues Knut Stanojevski (38) i cili ka sulmuar pjestarin e xhandarmerisë në Preshevë, sipas fjalëve të gruas të tij maqedone Natalija Stonojevski, ka qenë i sëmurë prej epilepsisë, andaj edhe ka qenë në çrregullim nervor kur ka sulmuar xhandarin.

Natalija është dëgjuar në prokurorinë e Vranjës ku dhe ka dhënë deklaratën e saj.

“Prokurorisë gruaja e të vdekurit i ka lënë dokumentaiconin me të cilën vërtetohet se Knut ka qenë i sëmurë nga epilepsia” ka thënë Danijela Trajkoviq, ndihmës prokuror në Vranjë e cila po merret me rastin.

Ajo gjatë dhënies së dëshmive, ka thënë se burri i saj ka kombinuar terapinë mjeksore me alkool, ku edhe është caktuar obduksioni, pasi në natën para se të ndodhë incidenti, Knut ka qenë i dehur! /PRESHEVA.COM/

 

Lexo në presheva.com:

Çfarë ka publikuar Knut Teisnes Stanojevski në Facebook? Mediet serbe: Knut me probleme psiqike?

Mediet serbe insistojnë: Norvegjezi ishte vehabist!