SHPËRNDAJE

Bosi i Formula 1, Bernie Ecclestone bëri të ditur se ai është zhgënjyer nga mënyra se si u soll Sebastian Vettel në botërorin e fundit që ishte një sezon i vështirë për 4 herë kampionin e Red Bull i cili prej pak javësh ka kaluar te Ferrari.
Ecclestone i cili për një kohë të gjatë është shfaqur si një tifoz i Vetttel, beson se gjermani gaboi gjatë sezonit të tij të fundit te Red Bull.
“Unë jam një supertifoz i Sebastian, por jam paksa i zhgënjyer me sjelljen e tij, e cila mendoj se ka ndryshuar. Ai vepron si dikush që kërkon të mbrohet, por ky nuk është mentaliteti i tij. Ai është një djalë kompetitiv. Nuk i pëlqen të humbasë as në tavell, megjithëse diçka e tillë ndodh kur luan kundër meje”, ka thënë Ecclestone.