2.9 C
Presevo, Serbia
13.12.2019
Ballina ShowBiz Ed Sheeran thyen tri rekorde me turneun “Divide”

Ed Sheeran thyen tri rekorde me turneun “Divide”

SHPËRNDAJE

Ed Sheeran falënderoi fansat që vendosën të vijnë në turnetë, “Divide”, të cilët e bënë këtë seri koncertesh më të gjatë, më të vizituarit dhe më të paguarit në historinë e muzikës.

Konkretisht, ai theu disa rekorde të mbajtura nga anëtarët e grupit U2, raporton BBC.

Turneu i këngëtarit do të jetë zyrtarisht turneu më i gjatë, më i vizituari dhe më me së shumti fitimesh në të të gjitha kohërave, kur Ed performon në Gjermani brenda disa ditësh. Turneu filloi në mars të vitit 2017 dhe do të përfundojë në këtë muaj në Chantry Park në Ipswich.

Kur vjen koncerti i fundit, vlerësohet se britaniku do të kalojë 893 ditë në rrugë në krahasim me 760 ditët që U2 udhëtoi në koncertet e tij. Ai gjithashtu tejkaloi rekordin për pjesëmarrës në koncert më të suksesshëm se Bono Vox dhe ekuipazhit në maj me një total prej 7.3 milionë vizitorësh.

Gjithashtu, ai u bë britaniku më i ri që ka pasur 255 paraqitje si pjesë e turneut “Divide”, duke lënë pas me 100 që pati U2 gjatë turneut “360”.

Ndryshe, Sheeran pritet që gjatë vitit të ardhshëm të nis edhe një video projekt të ri muzikor.