SHPËRNDAJE

Barcelona, Real Madrid e Juventus nuk janë ekipet e vetme që dëshirojnë ta kenë Adnan Januzajn në radhët e tyre. Sipas Sports Direct News, skuadra e Paris Saint-Germain po mendon të nis misionin për transferimin e talentit kosovar në Paris.

Thuhet se Kampioni i Francës do të bëj ofertë për Januzajn nëse Manchester United dështon të kualifikohet në Ligën e Kampionëve. Kosovari me pasaportë belge ka kontratë me Kampionin e Anglisë deri në verë të vitit 2018.

Por, thuhet se Januzaj e ka një klauzol që i mundëson largimin nga Old Trafford nëse Manchester United nuk përfundon në katër pozitat e para.