SHPËRNDAJE

Përveç Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit, serbët i ka tronditur edhe i biri i Presidentit Thaçi.

Endriti e ka postuar një fotografi në Instagram, ku shihet së bashku me babanë e tij duke e bërë shqiponjën me duart e tyre.

“PROVOKIMET NUK KANË TË NDALUR! SHAQIRIT DHE XHAKËS IU BASHKANGJIT EDHE THAÇI: Djali i Hashimit e ka postuar fotografinë me babanë që do ta tërbojë popullin serb!” është titulli i kësaj gazete serbe.

Ata po ashtu e vënë në pah faktin që gjatë ndeshjes futbollistike në mes të Zvicrës dhe Serbisë, Thaçi i ka mbrojtur dy futbollistët shqiptarë që kanë festuar me shqiponjë.