SHPËRNDAJE

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama pas dekretimit nga presidenti Ilir Meta në postin e ministrit të Jashtëm të Shqipërisë dhe marrjes së detyrës nga Ditmir Bushati ka deleguar të gjitha përgjegjësit te Genc Cakaj.

Në ceremoninë e pranim dorëzimit të detyrës Rama ka thënë se i delegon detyrën e ministrit Gent Cakajt.

“Unë i nënshkruari Edi Rama në funksionin e Kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, ia delegoj detyrën e ministrit, zëvendësministrit Gent Cakaj” u shpreh Rama.

Kurse, Ditmir Bushati, në fjalën e tij të lamtumirës tha se nuk ka garanci se ajo që çfarë përpara është më e mirë se ajo që ka lënë pas.

“Nuk ka garanci se ajo çfarë kemi përpara do të jetë më e mirë a më e lehtë se ajo çfarë po lëmë pas. Puna jonë transformuese ka krijuar me siguri të pakënaqur dhe kundërshtarë. Por një gjë është e sigurt: sfidat na kanë bërë më të fortë, më të qëndrueshëm e shpresoj më të denjë për Shqipërinë e të nesërmes”, deklaroi ish-ministër.