
Kjo vizitë vjen pas rekomandimit për hapjen e negociatave për Shqipërinë, gjatë javës së kaluar nga ana e Komisionit Evropian. Gjatë vizitës Rama do të zhvillojë një takim me kancelaren gjermane Angela Merkel, në kuadër të hapjes së negociatave me Shqipërinë. Ditën e djeshme në Tiranë ishte Presidenti i Këshillit Evropian, Donald, Tusk i cili deklaroi se Shqipëria e meritoi rekomandimin pozitiv të KE për hapjen e negociatave.
Në një postim në faqen e tij zyrtare Facebook Rama ka publikuar një fotografi nga pritja zyrtare që po i bëhet atij në Gjermani. [FOTO]