SHPËRNDAJE

“O ju që keni besuar! Mos hyni në shtëpitë që s’janë tuajat derisa të kërkoni leje dhe të përshëndetni ata që janë në to (njerëzit e saj)..” (En Nur, 27)
“… Kur hyni në ndonjë shtëpi përshëndeteni njëri-tjetrin me një përshëndetje të caktuar nga Allahu (Es-Selamu Alejkum) që është përshëndetje e bekuar dhe e këndshme…” (En Nur, 61)
“Kur ju urojnë me ndonjë përshëndetje, përgjigjuni me më të mirën prej saj, ose të paktën kthehni po atë…” (En Nisa, 86)
Pejgamberi, sal-Allahu-alejhi-ueselem, ka thënë: “Pasi Allahu e krijoi Ademin, alejhi-selam, i tha: “Shko dhe përshëndete atë grup të melaikeve që janë ulur dhe dëgjo si do të përshëndetin; Ajo përshëndetje do të jetë përshëndetja jote si dhe përshëndetja e pasardhësve të tu”. Ademi a.s. u tha: Es-Selamu Alejkum, e ata u përgjigjën: “Es-Selamu alejke ue-rahmetull-llah!” (Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi ty!) duke i shtuar: “Ue Rahmetullah” (mëshira e Zotit)”.
(Buhariu, 3326 dhe Muslimi, 2841)
Pejgamberi, sal-Allahu-alejhi-ueselem, ka thënë: “Nuk do të hyni në Xhennet derisa të besoni, dhe nuk do të besoni derisa të mos duheni në mes vete. A nuk dëshironi t’ju udhëzoj në një gjë, nëse e bëni atë do të duheni në mes vete?
Perhapeni selamin (përshëndetjen) në mes jush!”
(Muslimi, 54)
Pejgamberi sal-Allahu-alejhi-ueselem, ka thënë: “Të drejtat e muslimanit ndaj muslimanit (tjetër) janë gjashtë. “I është thënë, cilat janë ato, o i Dërguari i Allahut?” Ka thënë: “Nëse e takon atë, t’i japësh selam atij…”
(Muslimi, 2162)

vazhdon…

Kitabul-Adab.
Autor: Fuad Abdulaziz Shelhub
Përktheu: Hoxhë Valdet Kamberi