SHPËRNDAJE

Ananas

Ananasi është një frut që nuk është shumë i përhapur tek ne dhe për këtë dhe konsumimi i tij mund të jetë më i rrallë. Druri i tij mund të rritet deri në një apo dy metra, ndërsa fletët i ka kryesisht të gjelbra dhe të gjata, është krakteristikë në zonat tropikale dhe jugore, siç janë Amerika Jugore dhe Azia Juglindore.

Ananasi ka filluar të kultivohet qysh në shekullin e 14-të në hapësirat e Amerikës Jugore. Shumë hulumtues sot e konsiderojnë që kjo e dhënë është e gabuar dhe që ananasi për herë të parë është shfaqur në ishujt e Karaibeve. Është vështirë të jepet informata e saktë. Pas zbulimit të Kolombos, kultivimi është përhapur.

Në fillim është përdorur si ilaç sepse veçoritë e tij shëruese kanë ndihmuar shumë tek problemet shëndetësore. Ndikon me efikasitet në rregullimin e tretjes, ndal kapsllëkun dhe diarrenë, ndërsa organizmi ynë në mënyrë më të lehtë tret ushqimin e konsumuar.

Ananasi ndihmon tek heqja e kilogramëve dhe një nga dietat më efikase është pikërisht dieta e ananasit. Ka sasi të mëdha të antioksidantëve dhe së bashku me lëngjet i largojnë yndyrat nga trupi. Kështu heqim shtresat e yndyrshme, dhe humben edhe kilogramët. Dieta nuk mund të ketë efekt të plotë nëse edhe nuk ushtrohet në të njëjtën kohë. Çdo ditë duhet të ushtrojmë të paktën njëzetë minuta. Me këtë gjë do ta stimulojmë organizmin që më lehtë t’i shfrytëzojë të gjithë vlerat ushqyese që ia ofron ananasi.

Gjithashtu prania e vitamina dhe minerale, ku theksohet vitamina C, ndihmojnë në koncentrimin, mbrojtjen dhe forcimin e organizmin tonë. Nëse trupi ynë nuk ka përqindje të mjaftueshme të kësaj vitamine, më vështirë do të luftojmë kundër baktereve dhe viruseve. Do të jemi më të prirë ndaj ftohjeve, gripit, virozave, por edhe sëmundjeve serioze.

Konsumoni ananas dhe produktet tjera me përbërjen e tij sa më shpesh që mundeni. Nuk është vështirë të gjendet në supermarkete ose dyqanet me fruta, dhe çmimin nuk e ka shumë të lartë.