SHPËRNDAJE

Tershera

Tërshëra është një produkt që shpesh është përdorur si një lëndë vetëm në raste dobësimi, por që në të vërtetë ajo është një produkt e cila ka një ndikim të madh dhe në lidhje me shëndetin e organizmi tonë.

Ajo ka efekte të shumta të shëndetshme për organizmin e njeriut;

Ul kolesterolin

Tërshëra është një burim i pasur fibrash (fibra të cilat mund të gjenden dhe në mollë, dardhë, kumbulla të thata etj). Këto lloj fibrash pengojnë thithjen e LDL-së, i njohur si kolesteroli i keq. Një filxhan tërshërë përmban më shumë se 5 gramë fibra, të cilat janë të mjaftueshme për të ulur nivelin e kolesterolit.

Ul rrezikun e presionit të lartë të gjakut

Fibrat që përmban tërshëra ofrojnë përfitime të shumta kardiovaskulare, përfshirë këtu edhe reduktimin e rrezikut të presionit të lartë të gjakut. Është e rekomanduar që gratë në menopauzë, të cilat e kanë në tendencë rritjen e presionit të gjakut, të hanë tërshërë çdo mëngjes.

Është e pasur me antioksidantë

Tërshëra përmban një lloj të veçantë antioksidanti që quhet avenanthramide. Ky antioksidant ndihmon në luftimin e radikaleve të lira që ndikojnë në sëmundjet kardiovaskulare.

Stabilizon sheqerin në gjak

Një dietë e lartë në fibra stabilizon nivelin e sheqerit në gjak. Ajo ndihmon gjithashtu në parandalimin e diabetit. Përveç fibrave, tërshëra është një burim i mirë magnezi, i cili rregullon nivelet e insulinës dhe glukozës.

Rrit sistemin imunitar

Tërshëra përmban një lloj fibre të caktuar të quajtur beta-glukan. Kjo fibër ndihmon kundër sëmundjeve të zemrës dhe rrit sistemin imunitar. Ajo ndihmon edhe në luftimin e infeksioneve bakteriale.

Ndalon rritjen e peshës

Të hash ushqim dhe të mos shtosh peshë tingëllon si një lloj diete e përsosur. Tërshëra është aq e pasur me fibra, sa t’ju mbajë të ngopur për një kohë të gjatë. Fibrat rrisin viskozitetin e përmbajtjes së stomakut në mënyrë që ai të mos ndihet i zbrazur.