SHPËRNDAJE

Veza

Vezët janë një burim i shkëlqyeshëm i proteinave, lipoideve, vitaminave dhe mineraleve. Në një studim të bërë nga shkencëtarët e Universitetit të Albertvil janë zbuluar vetitë antioksiduese të tyre, që do të thotë se ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës, enëve të gjakut dhe të kancerit.
Studiuesit kanë studiuar të verdhët e vezëve të pulave që ushqehen me grurë apo misër dhe kanë konstatuar se ato përmbajnë dy aminoacide, triptofan dhe tirozin, të cilat kanë veti të larta antioksiduese (pastrimin e helmeve nga organizmi), që do të thotë se mbrojnë nga sëmundjet e ndryshme.

Kështu, dy të verdha të vezëve të pa fërguara e të paziera kanë veti antioksiduese pothuaj dyfish me të madhe sesa molla dhe pothuaj njësoj sa 25 gramë boronica të kuqe.

Sasia e aminoacideve zvogëlohet me zierjen apo fërgimin e vezëve, por edhe në këtë rast ato mund të zëvendësojnë sasinë e antioksiduesve që e përmbajnë një mollë.

Shkencëtarët nga Albertvili paralajmërojnë se me hulumtime të reja do të konstatojnë se a përmbajnë vezët edhe proteina të tjera që kanë veti antioksiduese, pasi është e njohur se në të verdhat e vezëve ka edhe karotinoide dhe peptide.