SHPËRNDAJE

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar që në grupin negociator në bisedimet me Serbinë, të përfshihet edhe një përfaqësues i Luginës së Preshevës.

Vetëvendosje ka kritikuar përbërjen aktuale të delegacionit, duke thënë se ajo është e gatshme të bëjë pazare në dëm të Kosovës dhe kompromise të tjera, raporton KTV.

Deputeti Liburn Aliu ka thënë se nuk mjafton që vetëm të flitet për Luginën, por duhet të bëhet diçka konkrete për të.

Tutje, Aliu ka thënë të kenë kërkuar nga presidenti Hashim Thaçi të japë qartësi për temën rreth korrigjimit të kufijve.

Ekipi negociator, në krye me Fatmir Limajn dhe Shpend Ahmetin, do të takohen të martën në Bruksel me ndërmjetësuesen në dialogun me Serbinë, Federica Mogherini.

Takimi, sipas Zyrës së Mogherinit, është vetëm konsultues./ktv