SHPËRNDAJE

Ekpozita me 121 fotografi te grave të suksesit në kuadër të Albanian Excellence promovon rolin dhe suksesin e gruas kudo që ato jetojnë.

Fotografitë patën rastin të shohin edhe qytetarët e komunës së Preshevës të cilët kanë mirëpritur këtë aktivitet.

Drejtues të institiucioneve të pushtetit lokal, dashamirë të artit, përfaqësues të shoqërisë civile takuan gratë e suksesit dhe patën rastin të njihen me fushëveprimin e tyre.

Nikoqiri i kësaj mbrëmje, Valon Nuhiu drejtor i Shtëpisë së Kulturës në fjalimin e tijë ka konfirmuar se do të vazhdojë edhe më tutje bashkëpunimi me Albanian Excellence për të realizuar projekte kulturore.

Në shenjë falemderimi ai ka ndarë mirënjohje për drejtoreshën Flora Nikolla. Poashtu edhe drejtoresha e qendrës Albanian Excellence, Flora Nikolla ka falemderura qytetarët e komunës sonë për pritjen që u është bërë grave të suksesit duke potencuar se gjatë vitit 2020 do të jenë më shpesh në Preshevë me projekte konkrete duke patur parasysh se ky vit është shpallur vit për Preshevën.

Albanian Excellence ka ndarë mirëhjohje për kryetarin e komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi me motivacionin Në dobi të shqiptarisë, prosperitetit dhe zhvillimit të komunës që ai drejton. Zëvendës kryetari i komunës, Armend Aliu në fjalën përshëndetëse ka falemderuar gratë për prezenc dhe për nismat që ato kanë marrë përsipër të ralizojnë në Luginë të Preshevës.

Mirënjohje është ndarë edhe për Valon Nuhiun, drejtor në Shtëpinë e Kulturës për punën dhe veprimtarinë e tijë të shquar në ruajtjen dhe zhvillimin e vlerave në të mirë të shqiptarisë.

Drejoresha e Albanian Excellence, Flora Nikolla mirnjohje ka ndarë edhe për zonjat Havçe Hasani, veprimtare në Preshevë, këngëtaren kosovare, Shpresa Gashi, gazetaren e Radiokosovës, Flora Durmishi, doktoreshën nga Ulqini, Zylfije Duraku, biznesmenen nga Prishtina, Havushe Bunjaku dhe për gazetaren e portalit preshevacom, Arditë Behluli.

Pjesë e kësaj ekspozite ishin edhe tingujt e violinës me të cilat na shoqëruar Vëllezërit Aliu dhe sopranoja Alisa Katroshi./presheva.com/