SHPËRNDAJE

Presidenti shqiptar Bujar Nishani per herë të parë do të vizitoj Luginën e Preshevës. Agjenda e tij ishte parashikuar qe me date 7 mars te vizitoj komunen e Bujanocit me rastin e dites se mesuesit dhe hapjen e shkollës së parë shqipe gjatë kohës otomane.

Presidenti shqiptar në agjendën e tij nuk do të anashkaloj Preshevën andaj me vizitën e tij do të qëndroj edhe në Preshevë.

“Ishte një angazhim maksimal i ynë dhe i stafit që kjo vizitë Luginës së Preshevës në Bujanoc me 7 mars të vazhdojë edhe në Preshevë” ka thënë kryetari i komunës së Preshevës për presheva.com, Shqiprim Arifi.

Nishani në Bujanoc dhe Preshevë do të takohet me përfaqësuesit institucional të shqiptarëve nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja./presheva.com/