SHPËRNDAJE

Daily Express, revista angleze dhe web faqja, “ekskluzivat” e së cilët lexuesit i marrin me rezervë, ka tejkaluar edhe vetveten sot.

Në faqen e parë të kësaj gazete del lajmi senzacional se Di Maria kthehet në Real Madrid dhe në anën e kundërt shkon Gareth Bale.

Dihet interesimi i Manchester United për Bale, deri sa ka qenë edhe lojtar i Tottenham, ndërsa disa kritikojnë Di Marian për lojat e dobëta në derbi, por situatë e tillë nuk ka aspak logjikë.

Sipas kësaj gazete, tek Real Madridi nuk janë të kënaqur me Gareth Bale (i cili ka qenë i lënduar), andaj edhe qysh në janar do ta kthejnë Di Marian, i cili nuk ka qenë i kënaqur me minuta (pasi Bale nuk ka, do të jetë më i kënaqur), ndërsa Manchester United do të paguaj dallimin në të holla, pasi Bale është më i shtrenjtë se sa Di Maria.

Shumica e kanë kritikuar këtë gazetë prestigjioze që në faqen e parë të publikoj lajme të tilla, por kur bëhet fjalë për transferime të mëdha, kurrë mos thuaj kurrë…