SHPËRNDAJE

Ka mjaftuar barazimi 1 me 1 kundër Real Sociedadit që Barcelona të arrijë në finale të Kupës së Mbretit, ku po e pret rivali i përjetshëm Real Madridi.

Barcelona ishte e para që avancoi me anë të yllit Lionel Messi që shënoi në minutën e 27-të, por tre minuta pa përfunduar takimi, Antoine Griezmann shënoi gol për të barazuar rezultatin që nuk i bëri punë për ta dërguar skuadrën e tij në finale.

Katalunasit në ndeshjen e parë që është zhvilluar në Camp Nou fituan me rezultat 2 me 0 dhe barazimi bëri me dije se Barça me Realin do të jenë konkurrente edhe në Kupë ashtu si në La Liga.

Mbrëmë, finalisti tjetër Real Madridi shënoi fitore me rezultat 2 me 0 kundër rivalit lokal Atletico Madrid, për të arritur e para në finale.