SHPËRNDAJE

Eleni Foureira dhe energjia që ajo përcolli në skenën e ‘Eurovizion’ është pëlqyer nga e gjithë bota.

Kënga ‘Fuego’ ka arritur me mijëra klikime në ‘Youtube’ dhe Eleni është kthyer në këngëtaren fenomen të momentit.

Të shumtë kanë qenë ata të cilët e kanë krahasuar me këngëtaret e famshme botërorë, Jennifer Lopez apo Beyonce. Pavarësisht se nuk arriti të fitojë çmimin e madh, ajo rrëmbeu zemrat e publikut në të gjithë botën.

Këtë e ka treguar vetë ajo nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’ ku tregon se në kaq pak kohë kënga e saj po dëgjohet jo vetëm në Evropë por edhe jashtë saj. Kënga ‘Fuego’ është duke kryesuar në listat muzikore në Brazil.