SHPËRNDAJE

ElizaZaharia

Elia Zaharia është këngëtare, aktore e piktore, por mbi të gjitha njihet si Princeshë. Ajo është e fejuara e Princit Leka të Shqipërisë. Elia, këto ditë ka qenë në Kosovë për disa iniciativa bamirësie.

Ajo, ishte e ftuara e Berat Miftarit në ‘’Sonte’’ në ‘’RTK’’ ku ka thënë shumë të pa thëna. Princesha ka rrëfyer jetën dhe historinë e saj dhe ka treguar se Princi është tejet i lidhur me Kosovën. E pyetur për martesen e shumë përfolur, Zaharia ka demantuar mediat shqiptare në lidhje me datën.

Në ‘’Sonte’’ ajo ka thënë se do të martohen së shpejti, por jo me 15 shtator siç është folur e përfolur.

Princesha ka treguar se dasma do të jetë një gërshetim mes tradicionales dhe modernes.