SHPËRNDAJE

Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj, jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo është e martuar me milionerin Sam Nazarian, me të cilin ka së bashku dy vajza.

Emina ka treguar shpesh përmes rrjeteve sociale se është një nënë shumë e përkushtuar ndaj fëmijëve të saj.

Megjithatë, si çdo prind tjetër edhe ajo duket se ballafaqohet në përditshmëri me probleme nga më të ndryshmet.

Së fundmi, ajo ka publikuar në InstaStory një fotografi, duke treguar se si ka ngecur në trafik për më shumë se dy orë, teksa po shkonte për të marrë vajzat nga shkolla.

Në mbishkrimin e fotografisë, Çunmulaj i drejtohet me një ankesë presidentit të ShBA-së, duke kërkuar zgjidhje për këtë çështje, ndonëse kërkesa të tilla në rrjetet sociale janë me miliona çdo ditë.

“I dashur Trump… Më duhet t’i marr fëmijët e mi… Dhe për juve më duhet me prit 2 orë. Dhe as nuk mund të parkohem e as të eci në këmbë. Vërtetë?!!!”, ka shkruar modelja shqiptare.