SHPËRNDAJE

Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj është duke shijuar disa ditë të mira pushimi në vendlindjen e saj.

Ajo është kthyer në Mal të Zi për të kaluar disa ditë të mira pranë familjarëve, si dhe për t’u larguar nga jeta e saj dinamike në New York.

View this post on Instagram

Happiness 💚

A post shared by eminacunmulaj (@eminacunmulaj) on

Çunmlaj vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale, në të cilat ndan herë pas here me ndjekësit fotografit të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Së fundmi, modelja ka pozuar mjaft tërheqëse veshur me një fustan të zi dhe të shkurtër, teksa në prapavijë mund të shihej natyra e fshatit dhe toka punuese.

View this post on Instagram

My happy place always 💚💛

A post shared by eminacunmulaj (@eminacunmulaj) on

Në mbishkrimin e fotografisë, Çunmulaj e ka bërë të ditur se ndjehet më mirë se kudo tjetër kur është në fshat.

“Vendi im i lumtur gjithmonë”, ka shkruar Emina në mbishkrimin e fotografisë, ndërsa kamarrë pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit, të cilët kanë komplimentuar për origjinalitetin.