SHPËRNDAJE

Emina Çunmulaj është një ndër modelet më të famshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Ajo së fundi ka kaluar një ndër pushimet më të jashtëzakonshme në jetë duke shijuar bregdetet malazeze, shqiptare, greke dhe turke.

Bukuroshja është tejet aktive edhe në rrjetet sociale teksa sjell imazhe dhe video të ndryshme në rrjetet sociale.

View this post on Instagram

Half human half 🐆

A post shared by eminacunmulaj (@eminacunmulaj) on

Zeshkania së fundi ka treguar se nga rrjedh mbiemri saj, duke iu referuar një patrioti të shekullit të XVIII-të, i cili vjen nga Hoti.

Çun Mula duket se ishte paraardhësi i modeles dhe si bashkëdyzim i emrit dhe mbiemrit, ka rrjedhur mbiemri i 34-vjeçares sonë.

“Po të kisha jetuar në atë kohë, 100 për qind jam e sigurt se do të luftoja krahas teje”, ka shkruar ndër të tjerash Emina në llogarinë personale në Instagram.

Ndryshe, Çunmulaj tash e sa vite është e martuar me afaristin, Sam Nazarian, me të cilin ka dy vajza të pagëzuara si Ella dhe Mia.