SHPËRNDAJE

Ende pa përfunduar tërësisht renovimi në Gjimnazin “Skenderbeu” në Preshevë, persona të papërgjegjshëm kanë dëmtuar dyert dhe muret anësore në pjesë të korridori të këtijë institucioni. Për portalin preshevacom nxënës të Gjimnazit “Skenderbeu” në Preshevë, kanë dërguar fotografi ku shihen dëmet që janë shkaktuar.

Investimeve që po bëhen gjatë kësaj kohe nëpër shkolla për tu krijuar kushte më të mira për procesin mësimorë duhet ti gëzohen fillimisht nxënësit, mësimdhënësit dhe drejtuesit e institucionve, por njëkohësisht duhet patur kujdes dhe vëmendje të posaçme në ruajtjen e hapësirave ku ata kalojnë ditën, thonë kështu për portalin preshevacom.

Pas publikimit të pamjeve huliganeste nga persona të pa ndërgjegjshëm kanë ardhur reagime edhe nga drejtues institucional të cilët kërkojnë nga drejtoria të merren masa ndëshkuese për ata që kanë bërë një veprim të tillë shkollave./presheva.com/