SHPËRNDAJE

Enrique

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, thotë se sfida ndaj Paris Saint-Germainit në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve është akoma e hapur pavarësisht fitores 3 me 1 të katalunasve në ndeshjen e parë në Paris.
Barcelona konsiderohet favorit për shkak të fitores së parë si mysafire, por Enrique pret që kampioni francez “të shkaktojë probleme” në Camp Nou, transmeton ‘koha.net’.

“Vështirësitë janë natyrë e ndeshjes së dytë. PSG është kundërshtar që vjen këtu me disavantazh dhe nuk kanë asgjë për të humbur”, ka thënë Enrique.

Barcelona vitin e kaluar ishte eliminuar në këtë fazë nga finalisti Atletico Madrid.