SHPËRNDAJE

Komuna e Preshevës në bashkëpunim me Entin për punësim shpallin konkurs publik për organizimin e punëve publike për personat e papunësuar për vitin 2019.

Programi i punëve publike është i dedikuar personave të papunësuar dhe të papunësuarve në gjendje të nevojave sociale, për arsye të ruajtjes dhe avansimit të aftësive punuese të papunësuarve, si dhe për arsye të realizimit të interesit të caktuar shoqëror.

Punën publike e zbaton punëdhënësi- kryerësi i punës publike, të cilin e cakton Shërbimi nacional për punësim ( në tekstin vijues: Shërbimi nacional) në bazë të Konkursit publik.
Punëdhënësi- kryerësi i punëve publike mund të organizon zbatimin e punëve publike vetëm nëse në numrin e tërësishëm të personave të papunësuar të kyçur në programin e punëve publikë ka më së paku 70% të personave të papunësuar sipas paraqitjes veçmas, të cilat i takojnë kategorive si vijon:

-Shfrytëzuesit e të hollave të ndihmave sociale të aftë për punë,
– Romët,
– personat pa kualifikim/ me kualifikim të ulët,
– teprica e të punësuarve,
– personat të cilët kërkojnë punë më shume se 18 muaj .

Punët publike mund të zbatohen në lëmit:

• të mbrojtjes sociale dhe punës humanitare ,

• mirëmbajtja dhe përtrierja e infrastrukturës publike,

• mirëmbajtja dhe mbrojtja e mjedisit jetësor dhe natyrës.

Konkursi publik për organizimin e programit të përvetësimit të njohurive praktike për vitin 2019 (Program i organizuar nga Enti për punësim & Komuna e Preshevës) – Afati i aplikimit ështe 30.09.2019 me harxhimin e mjeteve të ndara për këtë program..
Programi nënkupton përvetësimin e njohurive praktike të shkathtësive nëpërmes të kryerjes së punëve konkrete, themelimin e marrëdhënies së punës tek punëdhënësi i cili i takon sektorit privat.

Në Program mund të kyçen personat e papunësuar nga kategoritë si vijon:
• personat pa shkollë të mesme të kryer, gjegjësisht pa kualifikim duke kyçur edhe personat të cilët kanë kryer arsimin funksional fillorë të të rriturve,
• personat nga kategoria nga teprica e të punësuarve personat që gjinden në evidencën e të papunësuarve në Shërbimin nacional për punësim ( në tekstin vijues: Shërbimi nacional), më gjatë se 18 muaj, me më së paku me arsimim të mesëm pa marrë parasysh në llojin e arsimimit të kryer dhe përvojës së punës të cilët nuk kanë njohuri adekuate primare, shkathtësi dhe kompetenca për kryerjen e punëve specifike.
Më posht keni linkun e konkursit:/presheva.com/
1. https://presevo.rs/konkursi-publik-per-organizimin-e-punev…/

2. https://presevo.rs/konkursi-publik-per-organizimin-e-progr…/