SHPËRNDAJE

Është rritur numri i fëmijëve të cilët ditëve të fundit janë vaksinuar me vaksinën MRP. Në klinikat e Shkupit sot deri në orën 11 gjithsej janë vaksinuar 703 fëmijë. Ministria e Shëndetësisë informon se deri tani nuk ka pasur raste të reja të epidemisë së fruthit, ndërsa ka një rast për të cilin priten rezultatet laboratorike,.

MSH apelon tek qytetarët të cilët dyshojnë tek fëmijët e tyre se kanë simptoma të fruthit, t’i dërgojnë në spitalin “8 Shtatori” ose në Klinikën për Sëmundje Infektive. “Prindërit të cilët me fëmijët e tyre do të shkojnë për vaksinim, kanë të drejtë të kontrollojnë prodhimin dhe afatin e vaksinës. Ministria edhe një herë konfirmon se vaksinat janë të kontrolluara dhe të sigurta, të prodhura në Belgjikë nga prodhues me renome”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Ndryshe, për shkak të rritjes së numrit të të prekurve nga epidemia e fruthit, Ministria e Shëndetësisë shpalli gjendje epidemi dhe ndaloi që fëmijët e pavaksinuar të dërgohen në çerdhe