SHPËRNDAJE

“Unioni Studentor Shqiptar në Turqi” përmes rrjetit social kanë njoftuar për shënimin e epopesë së UÇK-së.

Nën flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë, nën fotografitë e Adem dhe Hamëz Jasharit ata janë mbledhur në Qendrën Kulturore Shqiptare, në shoqërimin e stafit diplomatik të Kosovës dhe kanë shenuar ditët e epopesë.

Përmes një postimi në rrjetin social ata kanë njoftuar se në shoqërim të këtij manifestimi nuk kanë munguar as ushtarak nga ushtria e Kosovës.

Postimi vijon si më poshtë:

“Në Ankara u përkujtua Simboli i pavarësisë së Kosovës Adem Jashari.
Në ambientet e Qendrës Kulturore në Ankara u realizua aktiviteti “Epopeja e UÇK-‘së” tashmë tradicional. Në aktivitetin e organizuar nga Unioni Studentor Shqiptar Turqi në Ankara morën pjesë stafi diplomatik i Republikë së Kosovës, diaspora shqiptare në Ankara dhe studentët shqiptar që studiojnë në Ankara. Koloneli Bekim Osmani foli për rezistencën e familjes Jashari dhe njëherit për luftën çlirimtare të Kosovës. Blerim Dajaku nga Ambasada e Republikës së Kosovës pas fjalimit përshëndetës Qendrës Kulturore Shqiptare në Ankara i dhuroi librat me dy volume te cilat janë të botuara nga vet ai. “Vargjet e pozisë së pergjakur” (2008) dhe “Përtej Kujtimeve”(2018).”