SHPËRNDAJE

Këngëtarja shqiptare me famë tashmë botërore, Era Istrefi, kohëve të fundit ka qenë shumë pak aktive në rrjetet sociale.

Madje, lidhur me mungesën e saj u aludua se ajo kishte vdekur, lajme të cilat më pas u demantuan nga vet artistja, pasi publikoi një fotografi në Instagram me përshkrim “Jam mirë, uroj që edhe ju të jeni mirë”.

Megjithatë, ajo së fundmi ka publikuar disa video në InstaStory, përmes së cilave flet për coronavirusin apo COVID-19, dhe më pas sqaron se përse ka qenë më pasive edhe në muzikë.

“Përshëndetje njerëz, shpresoj që jeni duke kaluar sado pak mirë me familjet e juaja në shtëpi në këto ditë të vështira, ju uroj shumë imunitet, kujdes, shumë shëndet se situata është shumë serioze”.

“Sidoqoftë, desha të flas për një qështje tjetër, për ata që fansat sidomos shqiptarë më shkruajnë çdo ditë, është albumi jem, pse unë nuk kam bërë, pse nuk kanë dale deri tani, janë disa qështje juridike që janë shumë të mërzitshme të ua shpjegojë”.

“Mirëpo, unë kam deshur të kompensojë këtë kohë me punë, por tani për shkak të virusit prapë është duke u vonuar, kjo është situata ime si e shumë e shumë njerëzve tjerë në botë. Me rëndësi me qenë gjallë, me marrë frymë në familjet tona, faleminderit për përkrahjen ju dua”, ka thënë ndër tjerash Istrefi.

“Let’s Get Married” përndryshe mbetet kënga e fundit e publikuar nga Era në bashkëpunim me yjet Yellow Claw dhe Offset, në shtator të vitit të kaluar.