SHPËRNDAJE

Abedin Aliu, një mërgimtarë që jeton dhe vepron këtu në Zvicër, për aryse shëndetësore i është dashur që të kthehet në vendlindjen e tij, Maqedonin e Veriut.

Siç e shpjegon vet Aliu për mediat në Maqedoni, ai ishte i pajisur me një leje përmes të cilës siguron lëvizje të lirë ndërmjet shteteve, ndonëse në asnjë shtet paraprak nga kishte kaluar nuk kishte hasur në problem, ne vendin e tij i ndodhë e kundërta, pasi e fusin në karantinë. Ai tregon se në testim ka dal negativ për koronavirusin dhe është i habitur se pse kjo ndalesë, përcjell TV Globi nga Gostivari.

“Më kanë ndalura në kufi, kam prit pastaj kanë arritur dy vetura të policisë dhe më kanë sjellë këtu në karantinë. Jam me test negativ dhe kam një leje qarkullimi”, tha ai. Ai tha se tani është karantinë shtetërore dhe ka leje qarkullimi rrugor, sepse me veturë ka ardhur nga Zvicra në Maqedoni, dhe askund s’ka pasur ndonjë ndalesë, në shtete tjera. “Edhe pse ia tregova se kam testin negativ, ata nuk e morën parasysh. Kjo është një maltretim”, theksoi Aliu.

Sipas tij, kushtet në hotelin e vendosur nuk janë të mira, në një dhomë të ngushtë, me dy persona.

“Ushqimi është në nivelin shumë të dobët, një ushqim jashtëzakonishm i mirë, që vjen i ftohët dhe nuk preferohet askund për të ngrënë atë ushqim. Këtu nuk ka asnjë rregull, as pastërti. Na kanë mbyll derën dhe nuk e di ku ndodhemi”, theksoi qytetari nga Gostivari.

Ai apelon që Qeveria të ndërmarrë masat dhe të mos ketë një trajtim të tillë, ndërsa po ashtu bën thirrje që mërgimtarët të mos vijnë në këtë periudhë të karantinës, sepse kushtet janë shumë të këqija.

MËRGIMTARËT ANKOHEN PËR KUSHTET NË KARANTINËN SHTETËRORE

MËRGIMTARËT ANKOHEN PËR KUSHTET NË KARANTINËN SHTETËRORE ABEDIN ALIU, MËRGIMTAR NGA FSHATI ÇEGRAN, KËRKON TË LIROHET NGA KARANTINA SHTETËRORE

Gepostet von TV GLOBI am Mittwoch, 20. Mai 2020