SHPËRNDAJE

Sot ministri i Punëve të Jashtma Nikolla Dimitrov, ka realizuar takim me ministrin e Mbrojtjes të Sllovenisë, Karl Erjavec, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Maqedoni. Në takim mes dy ministrave dhe delegacioneve të të dy vendeve, janë konstatuar marrëdhëniet e mira mes dy shteteve, ndërsa është diskutuar edhe për mundësinë e përfoprcimit të bashkëpunimit në disa fusha në interes të vendeve, Erjavec tha se Maqedonia ka bërë hapa të rëndësishëm drejt rrugës euroatlantike dhe se Sllovenia e mbështet integrimin e saj në NATO.

Sllovenia e mbështet Maqedoninë në procesin e integrimit të saj në NATO dhe do të bëjë gjithçka që ky proces të jetë i suksesshëm”, tha Erjavec. Ai shtoi se marrëdhëniet mes dy shteteve në sferën e mbrojtjes janë të shkëlqyera, si dhe shtoi se Sllovenia me përvojën e saj do ta ndihmojë Maqedoninë për rrugën në BE.