SHPËRNDAJE

Aktori i popullarizuar turk, Erkan Petekkaya, ndodhet në Kosovës dhe këtë e ka konfirmuar përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ai e ka bërë një postim në Instagram, ndërsa në bazë të lokacionit tregon se ndodhet në një nga hotelet e Prishtinës.

Për më shumë, krahas përshkrimit “Kujtim nga Kosova”, ai ka shoqëruar postimin edhe me disa fjalë në shqip: “Ju dëshiroj ditë të mirë”.

View this post on Instagram

#Kosova hatırası Ju deshiroj dite te mire

A post shared by Erkan Petekkaya (@erkanpetekkaya) on

48-vjeçari ka luajtur në disa projekte televizive, të cilat janë transmetuar në televizionet tona.

Ndërsa popullaritet më të madh te publiku shqiptar, arriti përmes rolit të Xhihanit (Cihan Gurpinar) në hit serialin televiziv, “Fate të kryqëzuara” (“Paramparça”).