SHPËRNDAJE

Esa është një vajzë nga Mirdita që pasi ka mbaruar studimet në Administrim Biznes dhe ka punuar në bashkinë Rrëshen, ka vendosur të angazhohet në forcat e armatosura shqiptare.

Ajo është pjesë e forcave ajrore të Ministrisë së Mbrojtjes. Në ditën e hyrjes në NATO, vjen nëpërmjet një fotografie që tregon edhe angazhimin e saj me uniformën ushtarake.

Fotografia në një prej helikopterëve të Forcave Ajrore e kthen atë në imazhin më të bukur të ushtrisë shqiptare në këtë përvjetor të antarësimit në NATO.

Por Esa Kola nuk është vetëm një vajzë që kërkon maksimumin në profesionin e saj, ajo ka gjithashtu një bukuri të lindur që mahnit me format dhe pamjen e saj.