SHPËRNDAJE

Një djalë mendohet të jetë i vetmi person në botë që ka një çrregullim gjenetik që ka bërë që veshka e tij të jetë në këmbë. Hamish Robinson, 10-vjeç, nga Manchester, ka një veshkë ektopike – kur organi nuk është në vendin e duhur.

Ai mendohet të jetë i vetmi person në botë duke humbur kromozomin 7p22.1, i cili shkaktoi “zhvendosjen” e pazakontë të veshkës së tij. Mjekët e kanë quajtur defektin gjenetik ‘sindromi Hamish’.

Pavarësisht se ndodhet në krye të kofshës së djathtë, veshka ende funksionon. Megjithatë, nëna e tij, Kay Robinson, 48 vjeç, thotë se i është thënë se jeta e tij mund të jetë nën kërcënim, sepse ‘askush nuk e di se çfarë do të ndodhë’. Problemi gjenetik i ka shkaktuar probleme të tjera 10 vjeçarit. Ai dëgjon vetëm në njërin vesh.