SHPËRNDAJE

“Është shqetësues lajmi për ndalimin e dy pjesëtareve të Forcës së Sigurisë së Kosovës nga komuniteti serb në vendkalimin kufitar në Jarinje.

Ky veprim dhe veprime të tjera të orkestruara ditët e fundit nga autoritetet serbe, kanë për qëllim frikësimin e serbëve të integruar në institucionet e Kosovës.

Serbia duhet t’i ndalë provokimet njëherë e përgjithmonë dhe sjelljen e saj të mbrapshtë. Pjesëtaret e FSK-së duhet të lirohen menjëherë”, shkruan Fatmir Limaj në fb.