SHPËRNDAJE

Stilisti i njohur vendor, Rexhep Zylfiu, i njohur si Mr.Rex, ka punuar me një numër të madh emrash të njohur nga estrada shqiptare.

Ai arriti që për një kohë shumë të shkurtër të ngrihet në famë dhe të bëhet një kritik i modës, duke marrë vlerësime të mëdha për punën që bën.

Mirëpo kjo ngritje e shpejtë në karrierë duket se e ka bërë që në momente të caktuara të mos ndjehet aq mirë, dhe të përballet me ankthin.

View this post on Instagram

Edhe heshtja eshte nje lloj zhurme , ëh ?

A post shared by co-founder : @mrrex_fashion (@thisismyereality) on

Platforma “Zgjohu” në Instagram, e cila sjell thënie, rrëfime dhe përjetime të personazheve të ndryshme VIP, ka sjell së fundmi një rrëfim interesant të stilistit Mr.Rex.

Ai ka treguar se si ajo që shihet nga publikua në rrjetet sociale është larg të qenit “e vërteta” e asaj që njeriu është në përditshmëri – pasi momentet e këqija nuk përcjellen në rrjetet sociale, ndonëse janë pjesë permanente e jetës sonë private.

“Është e vërtetë, ne e përdorim Intagramin dhe rrjetet sociale për të postuar vetëm pjesët më të bukura të jetës tonë. Por shpesh harrojmë me çka përballemi dhe ai “jo-realitet” na dëmton neve edhe më shumë. Të qenurit ‘unë’ s’ka qenë aspak rrugëtim i lehtë, por unë nuk u ndala, për të realizuar një ëndërr të vetme që kam. Ky rrugëtim më ka bërë të vuaj shumë herë, të kaloj gjendje ankthi e shumë situata të palakmueshme. Më ka bërë të harroj realitetin, dashurinë dhe çdo gjë të bukur. Për këtë gjë s’kam përdorur asnjë medikament, asnjë psikolog apo psikiatër. Është normale kur ëndrrat dhe qëllimet janë të mëdha. Ne jemi psikologu i vetës sonë, dhe vetëm tek vetja mund të gjejmë ndryshimin, paqen dhe lumturinë”, ka qenë rrëfimi i Mr.Rex për ”Zgjohu”.

Postimi në fjalë është pëlqyer nga shumë përdorues, të cilët kanë shprehur mbështetjen dhe janë pajtuar me gjendjen emocionale të stilistit.