SHPËRNDAJE

Michael Essien është zyrtarisht futbollist i Milanit. Lajmi është dhënë nga vetë klubi kuqezi në një komunikatë për shtyp: “AC Milan komunikon se ka marrë nga Chelsea Michael Essien, që ka firmosur një kontratë deri në 30 Qershor 2015”.

Ky është tweet-i me të cilin Essien ka njoftuar firmosjen me Milanin: “Sapo firmosa kontratën që më lidh për një vit me një prej klubeve më të mirë në botë. Jam shumë i lumtur dhe mezi pres të fitoj me skuadrën. #ForzaMilan”.