SHPËRNDAJE

Me ftohjen e kohës ethet janë një situatë shëndetësore që rrallë njeri mund t’i shpëtojë.

Në këtë artikull ju njohim me efektet anësore të etheve dhe se si mund t’i trajtojmë në kohë.

Delirium. Është një gjendje konfuzioni, shpesh me axhitim. Është më e shpeshtë në fëmijë edhe në mosha të mëdha, shfaqet kur temperatura është e lartë, veçanërisht natën. Megjithatë disa herë kjo shkaktohet direkt nga procesi i sëmundjes (toksemia ose infeksione cerebrale), të cilat kurohen thjesht me uljen e temperaturës, Shendeti.com.al.

Konvulsionet afebrile. Shfaqen në fëmijë midis moshës 6 muaj deri në 6 vjeç. Ato mund të jenë shenja të një epilepsie të vërtetë dhe shpesh ndërpriten kur fëmija arrin moshën 4-6 vjeç. Konvulsionet më shpesh ndodhin kur temperatura është në rritje.

Trajtimi i ethes dhe komplikacioneve

Ethet duhet të trajtohen në varësi të rastit për të evituar pikërisht efektet anësore ose efekte të tjera që lidhen me moshën dhe gjendjen e pacientit (në të sëmurët me moshë të madhe ose kardiopati). Në persona të cilët kanë probleme me ushqyerjen apo janë dehidruar, qoftë edhe si pasojë e djersitjes së theksuar apo humbjes së lëngjeve, vendoset dominimi i ethes.

Për trajtimin e ethes përdoren metoda fizike dhe medikamentoze.
Kompresat e ndryshme me solucione , por më shpesh me ujë japin rezultate në uljen e temperaturave. Antipiretikët përbëjnë grupin medikamentoz efektiv për për dominimin e ethes.

Më të përdorshmit janë paracetamoli dhe aspirina. Në përdorimin e tyre duhet pasur parasysh se aspirina mund të shoqërohet me sindromën Rey, i cili është një komplikacion hepatit dhe i sistemit nervor qendror, që mund të vërehet gjatë infeksioneve kryesisht nga virusi i gripit, por edhe nga viruse të tjerë. Për këtë arsye aspirina nuk rekomandohet në fëmijët e moshës nën 12 vjeç. Paracetamoli është zgjedhja më e mirë për mjekimin e ethes tek fëmijët.

Përdorimi i antibiotikëve në infeksione bën të mundur uljen e temperaturës, por duhet të merren vetëm me rekomandimin e mjekut. Konvulsionet mund të zhduken me uljen e temperaturës së trupit. Mjafton një dozë lorazepam ose diazepam për të parandaluar ataket e tjera gjatë një sëmundje të shpejtë.