SHPËRNDAJE

Berisha

Etrit Berisha kërkon vetëm fitore kundër Armenisë.
Portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha ka thënë se ata dëshirojnë të harrojnë humbjen ndaj Serbisë dhe se në Armeni shkojnë për fitore.

“Jemi të përqendruar te kjo ndeshje me Armeninë dhe duam ta harrojmë humbjen e fundit. Kjo është ndeshja më e rëndësishme dhe shkojmë për fitore. Sikurse çdo shqiptar edhe unë kërkoj të fitojmë”, tha Berisha për SuperSport.

Shqipërisë dhe Armenia takohen nesër me fillim nga ora 18:00 dhe në rast të fitores Kombëtarja shqiptare kualifikohet direkt në Kampionat Evropian.