SHPËRNDAJE

 
Më në fund u rehatuam. Pas një vargu të gjatë trazirash, pakënaqësish, grevash e kërcënimesh dhe të trembur nga kërcënimet e aleatëve perendimorë, ne, kosovarët, e ulëm kokën dhe ia dorëzuam Hashimit shtëpinë ku rrintezonja Atifete.Burrë i ndershsëm apo tradhëtar, spiun serb apo francez, s’ ka rëndësi. Kryesore ishte të mos na zemrohen miqët, se pa përkrahjen e tyre, s’ kemi të gjallë.
Me ikjen e Hashimit,u rehatua dhe Isa. Të gjitha dërrasat rrëshqitën në vend dhe pazarlluqet e matrapazëve shqiptarë, si atyre të Prishtinës, ashtu dhe të Tiranës, munden të vazhdojnë.
Kjo po ma kujton edhe një herë ”Dekalogun” e Mit’hat Frashërit. Në pikën e shtatë të atij programi, ai shkruante:
” Duhet të luftojmë për një Shqipëri të drejtuar nga njerëz të pakomprometuar, shqiptarë që nuk janë kursyer në çdo kohë e çdo rrethanë për shpëtimin dhe të mirën e këtij vendi, prej burrash punëtorë e të aftë e të ndershëm.”

Po t’ i analizojmë fjalët e tij, shumë shpejt do ta kuptojmë se sa ogurzeza dhe profetikeishin ato për fatet e kombit . Mit’hati, që vetë ishte nëpunës i Perandorisë Osmane, kishte vënë re se matrapazët, të cilësdo kategorie, ishin sherbëtorë të xhepave personale, jo sherbëtorë të kombit. Si natyrë e butë që ishte, ai s’ i donte fjalët e forta dhe, duke folur për dallkaukët e çanaklëpirësit,ai i porosiste të rinjtë – të jenë të kujdesshëm me qeveritarët e tyre, se njerëzit e komprometuar ishin vetëm për vete e jo për kombin.
Pas fjalëve që shtrova me lartë,dua të bredh ca kohë nëpër bregoret e tingullit (e) që, sipas gjuhëtarëve të shquar botërorë, është njëra nga zanoret më të vjetra të shoqërisë njerzore. Ju që jeni linguistë e dini se janë të pakëta ato gjuhë që s’ e kanë zanoren ( e). Edhemë të pakëta janë ato gjuhë që e kanë zanoren (ë), (ä) apo (ö).
E – si era, lexues të nderuar. E – si egjra që na ka hipur mbi kokë nga zullumet që po ia bëjmë njëri tjetrit. E – si ekonomia e dështuar kosovare që po shëndrrohet në bisht të ekonomisë serbe. E – si embrioni i dytë i republikës shqiptare, i cili, në vend se të rritet e të lulëzojë si një vend i vogël demokratik, po zvoglohet e po shkrihet si topi i borës. E – si epidemia vëllavrasëse që e ka mbërthyer Lindjen e Afërme dhe na ka futur të gjithëve në valle. S’ ka mbetur ndonjë opcion i dytë. Të gjithë ne, myslimanët e jomyslimanë, duhet të marrim pjesë në luftën që i ka shpallë Lindja Perëndimit dhe ta shndrrojmë Evropën në Arabistan.Kushdo që ulet në një kafene të Malmes dhe e porositë një kafe, mund të konstatojë se ky qytet i lashtë danez më shumë po i përngjanë Bejrutit se sa Malmes…

Të hyjsh në territorin e kësaj foneme është njësoj si ta humbësh rrugën dhe të katandisesh në një ishull të Zelandës së Re. Topografia e saj është e ngjashme me topografinë e Tenerifes që në pjesën lindore është e thatë dhe e zhveshur nga bimësia, ndöersa në pjesën perendimore është e lagshtë dhe gjelbër nga shirat. Që ta njohësh mirë florën dhe faunën e këtij tingulli duhet të bëshshtegtime të gjata, deri sa ta kalonsh një kreshtë të mpreftë, e cila e ndanë ferrin nga parajza, gjegjësisht vapën nga lagështia, dhe të konstatosh se çdo skulpturë që ka gdhendur i Madhi Zot ka mesazhin e saj. Sa je duke u ngjitur shpatin e saj lindor ka gjasa të shohësh ndonjë gjarpër që ngrohet në diell apo ndonjë pyll që digjet nga vapa. Përndryshe, çdo gjë tjetër është si të endesh nëpër ndonjë planetë ku s’ ka shkelur këmba e robit. Tek pasi kalon atë kreshtën e lartë dhe hyn në zonën e saj perendimore, sytë e juaj ballafaqohenme një botë të paisur me lugina, rrafshlarta e qyteza antike. Pak më poshtë, në një fushëngjyrë smeraldi, shquajnë muret e një kopështi të bujshëm, ku rriten fjalët më të bukura tëgjuhës greqishte: eukalipt, ekologji, ekstazë, elitë, epigraf, epigram, epope dhe evolucion. Kjo e fundit më duket pak si e zverdhur, si arrakate.

Nëse flora e këtij tingulli duket e varfër, s’ ka nevojë të dëshprohi, se fauna e saj është më e begatë: nëpër bregoret eatij dukati kullosin shumë derra të patredhur, kecër të zinj, lopë të bardha hinduse, buallica të sapodala nga balta,mushka e dosa të racës angleze, që ethen dhe pjellin nga katër herë në vit. Të gjitha atokafshë janë të lira dhe enden si donë vetë,pasiqë pronarët e tyre janë efendilerë dhe s’ kanë kohë të merren meshëndetin e tyre. Rëndomt ata eglendisen mevjersha lirike, bixhoz e çeshtje të rëndësishme etike por – sa herë që iu jepet rasti, edhe me eksport të të rejave sllave e shqipate drejt Perendimit. Kjo është mënyra më e sigurtë për ta forcuar gjakun e tyre të shprishur. Deri tani ekspeditat e asaj popullate kanë qënë të mundimshme, ngaqë pjesa ekuatoriale e atij regjioni kalon nëpër një krahinë që quhet “epiros” dhe epirotasit, siç e quajnë veten ata banorë, janë edepsëza të mëdhenj. Ata i kanë qejf estradat, endogamitë dhe pikturat epokale. Përndryshe, janë shumë kokëfortë dhe gjithnjë e kthejnë gunën kah frynë era. Deri dje ishin akënxhinj të Enver Hoxhës, sot janë tifozë besnikë të njëfarë Ciprës.
Ashtu si dhe çdo principatë tjetër, edhe dukati i tingullit (e) ka një kryeqytet. Kryeqyteti i saj është Euforia. Shqiptarët, që njihen si merakllinj të pasionuar të bylyzykëve, qostekëve, unazave e xhingla minglave tjera, shkojnë n’ atë qytet për t’ i harxhuar markat e fituara në kurbet. Ndërkaq, sa zbarkojnë në limanin e tij,ata ballafaqohen me emisarë të Lëvizjes Popullore për Republikën e Vorioepirit. Edhe këta, njësoj si emisarët e një lëvizjeje tjetër, janë endacakë, epileptikë, etimologë, etnografë dhe egoistë të ngarkuar me lloj lloj epitetesh akademike. Të gjithë merren meetikë, estetikë, esperanto dhe eufemizma të greqishtes së moçme. Atyre, edhe atëherë kur flasin shqip, goja iu shkon gërqisht, sepse erërat që fryjnë n’ atë vend janë të forta dhe e kanë bërë trurin e tyre kaçamak.

Duke qënë se hapsira e këtij artikulli është e ngushtë dhe numri i fjalëve që fillojnë me ( e )tejet i madh, njeriu bie në hall… Nuk di se cilës fjalë t’ ia ngjesë për veshi dhe ta prezantojë si ”maskot” të kësaj pricipate egzotike. Ta marrësh fjalën “etnogjenezë”, mendja të vjenvërdallë. Ajo fjalë është më e thellë se Pacifiku, sepsepërbëhet nga dy fjalë, gjegjësisht nga dy kontinente.E të shkruash për etnogjenezën e popullit shqiptarështë si të bësh vetëvrasje. Për t’ ia dalë asaj ndërmarrjeje nuk duhet t’ i lexosh vetëm veprat e Mahir Domit, Eqrem Çabejt e Skender Anamalit por dhe të gjitha kumtesat që kanë shkruar Thunmani, Mayeri, Jokli, Hahni, Stadtmuelleri dhe Chimohovski. Mjerisht, edhe sikur ta përdor krejt arsenalin e kësaj foneme, nuk është e sigurtë se mundem të ju bind që shqiptarët vërtet janë shqiptarë. Ka njëqind e sa vjet që çirren se janë shqiptarë, por me ta kaluar kufirin që ndanë Konispolin nga Sajada,menjëherë deklarojnë se janë epirotasdhe të parët e tyre ishin nga Eritrea, që dikur iu takonte Ptolomejve.

Kjo më jep të kuptoj se s’ duhet të ju torturoj me endogamira, egzogamira dhe epidemira tjera. Po ju ngushlloj me një konstatim të thjesht se shqiptarët, sido që e quajnë veten, janë vëllezër me njëri tjetrin. S’ ka dallim midis shkodranëve dhe shaljanëve të Bajgorës. S’ ka dallim midis dhe çamëve dhe preshevarëve, se të gjithë janë bij të Shqipërisë Etnike. Nëse shqiptarëve iu duhet kohë për ta mësuar turqishten apo rusishtën, për t’ u marrë vesh menjë turk apo rus, atyre s’ iu duhet asnjë orë për t’ u marrë vesh me njëri tjetrin, sepse shqipen e kanë folur nga koha e Gurit të Pagdhendur. Kjo është arsyeja pse duhet ta shlyejmë nga rendi i ditës “etnogjenezën” dhe në vend të saj të ndalemi te ”eunukët”.Po ç’ janë eunukët dhe si kanë hyrë në historinë tonë kombëtare?
Fjala “eunuk” është fjalë indoevropjane. Ajo është përdorurqysh në kohën kur shqiptarët ishin të vetmit banorë të Gadishullit Balkanik. Eunukë quheshin njerëzit që iu vardiseshin grave tjera dhe shoqëria, për t’ u mbrojtur nga sherri, ua prente plaçkat dhe i punësonte si kujdestarë të grave të pasura. Ne, shqiptarët, që kemi qenë gjatë kohë nën ndikimin e fesë islame, këtë fjalë e lidhim me sherbëtorët që ruanin haremet e sulltanëve turq, por kjo dukuri shkon deri te Kina e Lashtë.

Eunukët, në dorë të parë, ishin rojtarë të grave të Pallatit, por në disa periudha të caktuara kanë patur ndikim të madh politik. Tradita me sherbëtorë të tredhur është e vjetër. Eunukë gjejmë në të gjitha mbretëritë e Lindjes së Afërme e të Largët. Eunukë kishte Hindia, Persia, Bizanti, kalifatet arabe si dhe Perandoria Osmane. Ajo më e vjetra dhe më e gjata është praktikuar në Turqi.
Rëndomtë, eunukët tridheshin për të shërbyer si skllevër në pallatin mbretëror. Detyra e tyre kryesore ishte t’ i ruanin gratë e familjes mbretërore. Mbretërit, gjegjësisht perandorët, donin me çdo kusht të dinin se fëmijët që pillnin gratë e tyre ishin pasardhës të vërtetë e jo kopila. Me pak fjalë, eunukët ishin ata që garantonin legjitimitetin e pasardhësve të froneve mbretërore.
Eunukët ndahen në dy lloje: eunukë që tridheshin me dhunë dhe eunukë që tridheshin me qejf.Eunukët që tridheshin vetë, vullnetarisht, e bënin atë veprim për hirë të vetes apo familjes. Duke çuar dorë nga jeta familjare, ata depërtonin në qarqet më të larta të shoqërisë dhe – mehymbjen e organeve seksuale – fitonin përparësi tjera, që neve sot na duken absurde. Kjo po m’ i kujton eunukët shqiptarë, që – ndryshe nga ata arabë apo kinezë – s’ kishin nevojë t’ i prenin plaçkat por – duke na vrarë e duke na tredhur neve, qytetarëve të pafajshëm, fitonin disa përparësi që ua hapnin dyert në Beograd, Moskë dhe Peking. N’ atë ambient s’ e gjejmë vetëm Enver Hoxhën, Mehmet Shehun e Koçi Xoxen, por edhe Fadil Hoxhën, Sinan Hasanin, Rrahman Morinën, Azem Vllasin e shumë të tjerë që sot e kanë zaptuar Parlamentin e Kosovës. Këta të fundit s’ po mundem t’ i quaj eunukë, se vetes po i thonë burra, por veprimtaria e deritanishme ka dëshmuar se ata janë destruktivë dhe shqiptarët, cilëtdo qofshin, kurrë s’ ua ka parë hajrin.
Mos dua të them se edhe ne, Kosovarët, kemi eunukë? Gjithësesi, lexues të nderuar. Kemi patur… Kemi… Dhe do t’i kemi mbi qafë deri në vitin 2066. Të na rrojnë aleatët, se për këta tanët, edhe sot do t’ ishim përtej qafës së Morinës…

Eunukët e parë shqiptarë kanë qenë majtistë të devotshëm. Ata kanë qenë të pashëm, të patrembur e luftëtarë të vendosur por që nga çasti kur i përzien këmbët me uroshat, milladinat dhe dushanat e Kishës Ortodokse Serbe, at ana shitën më lirë se falë.Se sa ishin apo s’ ishin të ndërgjegjshëm për tradhtinë e tyre,kjo është çeshtje akademike, por ajo që do të rrojë gjatë kohë në kujtesën e Kosovës e Maqedonisë është se ata, jo vetëm që ia falën Kosovën Serbisë,por mateshin t’ia falin edhe Shqipërinë. N’ ato rrethana ndajfolja ”pak” është barazi me”shumë” dhe t’ i quash ata torollakë njerëz të komprometuar është pak dhe gabim. Ata s’ janë njerëz të komprometuar, por tradhtarë.

Për mendimin tim, Enver Hoxha s’ ishte budalla. Ai kishte ca aftësi intelektuale, por ato i përdori deri në maksimum për ta shtypur dhe maltretuar popullin e tij. Që nga agu i vitit 1943 e deri në agun e vitit 1990 ndjekësit e tij aplikuan një dhune që nuk është parë as në fushatat më të egra osmane. Fundja, turqit ishin pushtues, ndërsa këta ishin bij dhe bija të popullit shqiptar. Për ta mbajtur popullin e tyre në grazhd dhe për ta rjepur sa më mirë, ata aplikuan veglat më të përsosura të dhunës: akuzat, shpifjet, ndjekjet, arrestimet, burgjet, kampet e përqëndrimit dhe vrasjet kolektive. Detyra e tyre ishte ta asgjasonin memorjen e shqiptarëve dhe ta zëvendësonin ate me Diktaturën e Proletariatit. Edhe atëherë kur shtireshin të ndershëm dhe thoshnin se do ta bënin Shqipërinë kopësht të lulëzuar, ata e kishin sa për të larë mut me shurrë. Gjatë asaj periudhe të shkurtër, populli shqiptar nuk pa asnjë ditë të bardhë pos marsheve e paradave, të cilat kishin një qëllim të vetëm: ta mbajnë popullin në frikë. Kushdo që nuk më beson mua duhet ta lexojë vetintervistën e Petro Markos, që është botuar me titullin “Retë dhe Gurët”.
Dikur, në antikën shqiptare, fjala ”eunuk” përdorej për diçka që shnuket, që pritet, që ”këputet” si copë dhjami dhe u hidhet macave. Atëbotë shoqëria ishte më e qytetëruar dhe numri i eunukëve më i pakët. Shkaku i asaj disonance sociale ishte se numri i edepsëzave e lahpericave ishte i kufizuar dhe numri i berberëve tepër i madh. Atë çast që merrej vesh se një mashkull nuk e pëlqente gruan e tij dhe iu vardisej tjerave, shkonte berberi dhe ia këpuste atë farë sendin që e kishte në gaqe. Pastajza, për t’ ia kujtuar humbjen që kishte pësuar, e caktonin si hyzmeqar të grave të oborrit princor ose e shisnin në tregun e hamajve.

Shumë e vërtetëse letërsia shqiptare është mjaft e varfër me këtë figurë të mjerë të shoqërisë njerzore, por ate e gjejmë thuajse në të gjitha veprat e moçme arabe e hinduse. Cilido prej jush që ka lexuar përrallat “Njëmijë e një net” ka patur rastin të njihet me ndonjërën nga figurat e djallëzuara të krijimtarisë gojore.
Sipas të dhënave që kam gjetur te El Kadumi, sociolog e dijetar i shquar arab, eunukët linden si njerëz normalë por nga rinia e hershme kanë problem me egon e tyre: me çdo kusht donë të jenë në qendër të vëmendjes. Nëse janë të pamartuar,kanë qejf të bien në sy të beqareve të bukura. Nëse janë të varfër, kanë qejf të pasurohen. Nëse janë të pasur, kanë qejf të bëhen të njohur e të respektuar. Nëse veç kanë tituj e grada të larta shoqërore, kanë qejf të ngjiten edhe më lartë, mundësisht deri te froni mbretëror a prezidencial, që t’ ua puthin këmbët qeveritarëve të tyre. Këta njerëz, sipas të lartpërmendurit, kanë vetëm një të metë: të gjitha nismatmadhore ua lënë të tjerëve sepse – n’ atë mënyrë – ata gjithmonë mund t’ ua mbathin këmbëve dhe të shfajsohen për pislluqet e nisura.

Nga sa u tha më sipër del se eunukët janë mjaft të ngjashëm me rapsodët epirotas, që gjithë natën çirren për rrush edhe pse rrushin e kanë pranë duarve të tyre.Dhe jo vetëm kaq… Ata janë mjaft të ngjashëm me politikanët e sotëm kosovarë, që tërë ditën na premtojnë flori e ditë të bardha, por kur e do interesi i tyre, na shesin për një thes me speca. Duke mos patur guximin që kanë njerzit e rëndomtë, ata gjithë ditën flasin për kryengritje, revolucione e lëvizje kombëtare por atë çast që pëllcet ndonjë gomë makine, shprishen si galat kur ulen në fushë të hapur.
Sa për ta ilustruar këtë epidemi që i ka hipur shoqërisë shqiptare do të kthehem prapa në Mesjetën e hershme arabe dhe do t’ ua jap një shembull konkret. Njëra nga figurat më të njohura të 1001 netëve është eunuku Mahbuz, një zezak i shkathët sudanez, i cili, përpos tjerash, ishte dhe mjeshtër i gënjeshtrave të mëdha. Një herë, kur zotëria kishte dalë për qejf në lokalet e natës, atij i teket ta përsosë zanatin e vjetër dhe – pjesërisht, për t’ u talluar me të zotin e – pjesërisht, për të nxjerrë hak për plaçkën e prerë – ulet dhe shpik një gënjeshtër të re. Duke qënë se i zoti e kishte harruar kutinë e duhanit te shpia,ai merr leje dhe shkon për t’ ia sjellë në kafene. Paçka se rrugës i teket diçka tjetër dhe, metë hyrë n’ oborrin e shtëpisë, ai, duke qarë e duke i zhgulur flokët, e njofton zonjën e shtëpisë se burri i saj kishte vdekur. E shoqja, sipas zakonit, e heq shaminë, zhgulë leshërat e kokës dhe fillon t’ i thejë pjatat, orenditë e raftet që kishte blerë i shoqi. Iegzaltuar nga rrena që kishte shpikur, ai i ndihmon zonjës të thejë sa më tepër, dhe shkon pastaj te i zoti dhe e njofton se gruaja e tij kishte luajtur menç. Kjo gënjeshtër e re e rritë dinamikën e deri n’ atë gradë sa që e tërë familja, burri, gruaja dhe bijat e tij, brenda një dite të vetme, përjetojnë njëqind e një drama të ngjetshme. Me të dalë e vërteta në shesh, ai, në vend se të pendohejpër dëmet që kishte bërë, kërkon nga kadiu që ta nxjerrin në Pazar, sepse – siç deklaroi në gjyq– atë të metë e kishte nga lindja dhe s’ ishte fajtorë që zotnia e kishte blerëme dëshirën e tij.
Ka mundësi që hakmarrja e të lartpërmendurit ishte – klasore. Të paktën ashtu do të thoshin ata të Shkollës së Partisë, të cilët ishin kuadro të Nexhmije Hoxhës. Megjithate, rasti i tij na mëson se maniakët ndërrojnë pamje, por jo dhe shprehi. Në të vërtetë, dallimi midis eunukëve arabë dhe atyre shqiptarë nuk është aq i madh.

Eunukët shqiptarë, që u rritën nën hije të Diktaturës së Proletariatit, nuk mësuan tjetër pos qysh ta poshtrojnë e përbuzin popullin e tyre.Ata s’ ishin sherbëtorë të rëndomtë, por ushtarë të Partisë Komuniste, nëpunës, policë, gjuetarë, mjekë, dentistë, shkrimtarë dhe doktorë të shkencave. Edhe pse ishin në shërbim të një sistemi që i kishte tredhur në pajtim me dëshirën e tyre, ata mbetën në midis të rrugës: edhe i urrenin, edhe i admironin padronët e tyre.
Kujtoni vitin 1997!
Katër muajme radhë vandalët epirotas vranë e prenë e dogjën sa deshtën, tërë kohën duke na i dëftuar tre gishtat e tyre sllavo – bizantinë nga Vlora e Ismail Qemalit.Katër muaj me radhë ata kriminelë të hurit e të konopit e rrënuan atdheun e tyre,kurse eunukët shqiptarë dilnin para gazetarëve dhe deklaronin se Shqipëria do të rregullohet përsëri.Katër muaj me radhë ata sadistë e rrahën dhe poshtruan popullin e tyre, duke u betuar se – ja do ta merrnin pushtetin, ja do ta prishnin Shqipërinë – kurse Prezidenti Berisha i mikëlonte me fjalë dhe deklaronte se Shqipëria kishte shpëtuar dhe ajo që duhejishte – pajtimi kombëtar.
Pak muaj pas asaj ngjarje u maltretuan disa dhjetra shqiptarë të Pejës dhe Gjakovës. Kjo s’ ishte hera e parë po kushedisataqë serbët hynin nëpër Kosovë dhe i malteretonin banorët e saj. Megjithate, eunukët shqiptarë s’ gjetën tjetër argument për t’ i trimëruar vëllezërit e tyre pos t’ u dëftoninse Beogradi ishte kryeqyteti i tyre dhe Serbia duhej të t’u jepte më shumë liri e të drejta njerëzore.” Edhe një herë, si shumë herë të tjera, ata sikur e pranuan se Kosovaishte një krahinë e largët e Pashallukut Serb. Po pse kështu? Thjesht, për arsye se ishin pasardhës të një gjenerate që kishte jetuar pa plaçka në trup dhe fliste për dasma, pasione e lulëzim në një kohë kur ushtria shqiptare ishte shndërruar në një kopé lypsash që s’ kishin tri – katër cigare në xhep.Duke mos e patur ate që e kishin çeçenët, afganët apo palestinezët, eunukët tanë pinin birrë Korçe dhe mentonin se po hanë barut me grusht. Atë avaz, që e kishin mësuar nga baballarët e tyre, tani ua mësonin ca axhaminjëve kosovarë që gjithnjë e quanin veten marksistë – leninistë dhe e konsideronin Enverin si baba të dytë.

Se ku e katandisën Shqipërinë Londineze ata kriminelë e antishqiptarë, e pamë në agun e viteve të 90-ta, kur nga birucat e Burrelit, Gjirokastrës, Vlorës, Tepelenës, Beratit, Korçes, Peshkopisë, Radostinës e kampeve tjera dolën me qindra e mijëra viktima që ishin mbajtur brenda brenda vetëm e vetëm se s’ ishin përgjunjur para dhunës. Ishin këto ca qenie të vrara, që patën fatin të dilnin në dritë dhe ta pëjetonin lirinë për ca vite. Po nuk shkuan shkuan shumë vjet dhe emisarët e Serbisë përsëri ia futën zjarrin atdheut të tyre. Shqipëria – e fiksuar nga tanksat që iu turrën Veriut dhe zjarri që i mbërtheu shkollat, buzat ushtarake, bashkitë dhe administratën e re shqiptare, ta kujtonte Sirinë e soçme. Ata shqiptarë të mirë e të aftë, të cilët s’ pranuan të bashkpunonin mesherbëtorët e Athinës ranë nga plumbat e kriminelëve socialistë. Dhe fatin e Shqipërisë përsëri e morën ata që e kishin ngrënë vite me radhë.
Mit’hat Frashëri i thërriste shqiptarët të formonin një qeveri me njerëz të pakomprometuar.Mjerisht, shqiptarët kurrë s’ ia dolën asaj ndërmarrjeje dhe sot Shqipërinë po e drejtojnë ata që gjithmonë i kanë zbrazur fondete dedikuar për shqiptarët e varfër. Sot Shqipërinë po e drejtojnë ca çuça, pelesha e dropullitë që kurrë s’ e kanë prishur gjumin për hirë të saj. Kjo është Shqipëria e gjeneratës së parë të eunukëve shqiptare, që plot 57 vjet me radhë e mbajti Shqipërinë si shtetin më të varfër të Evropës Lindore. Edhe këta, njësoj si baballarët e tyre, që më shumë e ushqyen popullin me barë se sa me bukë, flasin për vizione, ndryshime, lulëzime e ringjallje të energjisë, turizmit, industrisë e bujqësisë, por ata pakë turistë që kanë shkelur në vendin e tyre duhet të hyjnë e të dhjesin në detë, sepse Shqipëria e Edi Ramës ende s’ ka ndërtuar as dhjetë banjo të hajrit. Sot Shqipëria ka rënë në duart e dallkaukëve dhe antikombtarëve, të cilët më parë e hedhin në hendek se sa e shohin të lulëzuar.

Sidoqoftë, para se të ndahem prej jush, do t’ ua shtroj një pyetje të thjeshtë: A do të lejonin gjermanët që zëvendëskryemnistri i tyre të jetë arab, turk apo sllovak? A do të lejonin gjermanët që ministrinë e tyre të jashtme ta drejtojë një ardhacak spanjoll apo portugez? A do të lejonin gjermanët që cilido shtetas me prejardhje serbe apo turke t’ iu afrohej kazermave dhe depove të ushtrisë? Unë do të thoshja: jo. Po ja që eunukët shqiptarë, si ata të Shqipërisë, ashtu dhe këta të Kosovës, po e bëjnë të kundërtën.Ata s’ kanë dashur kurrë që Shqipëria të qeveriset nga shqiptarët, andaj ajo ka mbetur gurrë e pashterrshme e krimit dhe korrupcionit.

Nxjerrë nga seriali ”Gjeografia e Tingujve.”

Shkruan: Ramadan Rexhepi