SHPËRNDAJE

Rrjeti i lajmeve televizive Euronews ka raportuar se si Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj e ka shkarkuar nga detyra një zëvendësministre serbe për shkak se kjo e fundit i kishte quajtur bombardimet e NATO-s, gjenocid ndaj popullit serb.

Euronews shkruan se zëvendësministrja Vesna Mikiq vjen nga pakica serbe e Kosovës, e cila zë rreth pesë për qind të popullsisë së vendit prej 1.8 milionë banorësh.

“Aleanca e NATO-s kreu një gjenocid të planifikuar kundër një vendi sovran që luftoi terrorizmin shqiptar brenda kufijve të vet”, ka shkruar Mikiq në llogarinë e saj në Facebook, në 20 vjetorin e bombardimeve të NATO-s.

Kryeministri Haradinaj vendosi ta shkarkojë zëvendësministren Mikiq me një efekt të menjëhershëm.

“Në Qeverinë e Kosovës nuk do të ketë vend për individët, pavarësisht etnisë së tyre, që denigrojnë vlerat tona të përbashkëta Euro-Atlantike”, ka thënë Haradinaj në një deklaratë.