SHPËRNDAJE

Qytete nëpër gjithë Europën kanë paralajmëruar masa shumë më të rrepta sigurie në natën e Vitit të Ri.

Londra planifikon ta shtojë praninë policore dhe të mbyllë disa rrugë gjatë kësaj nate. Në disa nga këto rrugë më herët ka pasur sulme terroriste.

Policia londineze ka kumtuar se nuk ka kurrfarë kërcënimi konkret për festën e madhe të qytetit kur do të ketë spektakël fishekë zjarresh, por ka theksuar se duhet pasur kujdes .

Zyrtari policor Nick Aldworth ka deklaruar se do të përdoren metoda mbrojtëse transparente e jo transparente e qytetarët nëpër rrugë do të shohin policë të armatosur dhe barrikada për pengimin e lëvizjes së automjeteve. Ai ka kërkuar durim nga qytetarët pasi që në këtë natë do të ketë më shumë pika kontrolluese policore, përcjell al jazzera.

Policia ka kumtuar se të gjitha bileta për të spektaklin e fishekë zjarreve të Londrës janë shitur e ata që nuk kanë bileta spektaklin mund at përcjellin në televizion.

Autoritetet franceze po ashtu kanë paralajmëruar, që nga Krishtlindja, se nëpër rrugë do të vendosen edhe afër 100 mijë policë e ushtarë nga frika prej sulmeve të grupeve të armatosura e cila është ende e madhe. Këtë forca do të fokusohen në tregjet e Kërshëndellave, në qendra tregtare, objekte fetare, transport publik dhe në vendet turistike.

Edhe nëpër shumë qytete gjermane janë paralajmëruar masa më të mëdha sigurie. Forca policore, me uniforma e pa to, do të ketë nëpër gjithë Gjermaninë.

Këtu mendohet t’u dilet përballë shumë incidenteve sikur ato ku morën pjesë emigrantë të dhunshëm në vitin 2015, por edhe kërcënimeve terroriste të paralajmëruara gjatë festave dimërore.

Këllni, ku para dy vjetësh u shënuan qindra raste të sulmeve seksuale e të vjedhjeve aktorët e të cilave kanë qenë azilkërkuesit, ka zgjeruar zonën e sigurisë rreth katedrales së famshme dhe stacionit hekurudhor. Atje është shtuar ndriçimi dhe numri i kamerave. Në këto zona është i ndaluar përdorimi i fishekë zjarreve e policia do të pengojë formimin e turmave njerëzore.

“Do të jenë 1.400 policë më shumë”, ka thënë Uwe Jacob, shef i policisë së Këllnit. Edhe Hamburgu do të ketë 530 policë më shumë. Ngjashëm do të jetë edhe në Munih.

Masat më të rrepta të sigurisë do të jenë në Berlin e policia, si rëndom nuk jep informata rreth këtyre masave pro dihet se ato më shumti do të përqendrohen te Porta e Braudenburgut.

Polcia gjermane ka njoftuar se do të vendosë numër më të madh barrikadash nëpër rrugë.

Edhe Italia i ka shtuar masat e sigurisë. Ministri italian i Punëve të Brendshme Marco Minniti ka urdhëruar autoritet lokale të shtojnë masat e sigurisë në vendet ku pritet të grumbullohen më shumë njerëz.

Masat dhe kontrollet e tilla vërehen nëpër aeroporte, stacione hekurudhash, porte. Roma ka paralajmëruar masa shtesë sigurisë në sheshin Navona.

Edhe Madridi është përgatitur për raste sulmesh duke pasur para sysh sulmin me furgon në Barcelonë gjatë gushtit kur u vranë 14 veta.

Autoritete lokale në Madrid kanë vendosur që të zvogëlojnë numrin e pjesëmarrësve nga 25 mijë në 20 mijë në sheshin del Sol ku pritet tradicionalisht viti i ri.

Sigurinë e ka përforcuar edhe Turqia e cila ka paralajmëruar se do të dyfishojë numrin e policëve në natën e Vitit të Ri në Stamboll e njëkohësisht jan ë ndlaruar kremtimet publike në komunat qendrore në qytet pasi që gjatë pritjes së vitit 2017 në një diskotekë të Stambollit nga një sulm u vranë 39 veta.

Në këtë qytete do të vendosen edhe 40 mijë policë më shumë

Në Moskë do të angazhohen rreth 45 mijë policë, njoftohet nga ky qytet.

Në kryeqytetin rus gjatë festave të Ri dhe Krishtlindjes do të zhvillohen më shumë se 300 ngjarje ndër të cilat më e madhja është festivali i Krishtlindjes “Udhëtimi drejt Kërshëndellave”, në të cilin vjet ishin tubuar 12,2 milionë njerëz. /presheva.com/