SHPËRNDAJE

Javën e kaluar, Komisioni Europian uli projeksionet për ekonominë e Eurozonës në vitin 2018, duke përmendur tensionet tregtare si arsyen kryesore për ngadalësimin. Të dhënat e përshtatura ndaj efekteve sezonalë treguan një rënie të suficitit në 16.9 miliardë euro nga 18 miliardë në prill. Bilanci tregtar për të gjithë Bashkimin Europian, mbeti thuajse i pandryshuar në Maj.

Unioni ka rritur tregtinë neto me Shtetet e Bashkuara, që është partneri kryesor tregtar, në 54.8 miliardë euro në periudhën janar-maj 2018, krahasuar me 48.1 miliardë në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në pesë muajt e parë të vitit, përpara se Shtetet e Bashkuara të vendosin më 1 qershor tarifa në importet e çelikut dhe aluminit, Bashkimi Europian ka rritur eksportet totale në Amerikë me 2.1% dhe ka ulur importet me 3.1%.